Katër shtetas të Kosovës evakuohen nga Afganistani

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), bënë të ditur se katër shtetasit e Kosovës me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejt dhe ju është ofruar ndihmë pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë evakuuar.


Në njoftimin për media thuhet se që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani.

Reklamë

“MPJD-ja vazhdon ta mbaj të hapur linjën emergjente me numër +383 45 492 316, dhe është në dispozicion tu ofroj ndihmë të gjitha rasteve të reja që eventualisht mund të lajmërohen në periudhën në vijim”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Në Afganistan, militantët talebanë kanë marrë kontrollin e shtetit.

Shumë afganë që kanë punuar me forcat e huaja kanë frikë nga hakmarrja e militantëve talebanë për shkak të punës së tyre.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur një program të ri i cili u mundëson mijëra afganëve mundësinë të zhvendosen si refugjatë në SHBA. /Reporteri.net/.