Katër pacientë të infektuar me coronavirus kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, teksa janë konfirmuar edhe 84 raste të reja pozitive.
Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se janë shëruar edhe 786 persona që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2, shkruan Reporteri.net.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 15 mijë e 880 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë, janë administruar gjithsej 1 milion e 241 mijë 949 vaksina anti-COVID.
Aktualisht janë 5 mijë e 371 raste aktive me coronavirus.
Ky është njoftimi i plotë i MSH-së:
24 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës.
Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411.
Në total numri i rasteve aktive është 5.371.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
/Reporteri.net