×
  • Lajme
  • Lajme

    KDI: Ekzekutivi të mos sfidojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese rreth ligjit për KPK-në

    Reporteri
    27 Mars 2023 | 16:31

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial.

    Ky rrëzim nuk u prit mirë nga ekzekutivi, e më pas ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu atakoi këtë Gjykatë duke mohuar përmbajtjen e tij dhe duke thënë se është e paqartë se si nuk është publikuar dokumenti deri të premtën.

    Për këtë KDI-ja ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha insitucionet dhe se duhet zbatuar pa asnjë rezervë.

    “Megjithatë, pas publikimit të njoftimit nga ana e Gjykatës lidhur me projektligjin për KPK-në, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me anë të një konference për media, ka atakuar njoftimin e Gjykatës, duke vënë në dyshim jo vetëm përmbajtjen e vendimit por edhe mospublikimin e deritanishëm të tij. Një qasje e tillë e ekzekutivit në kontestimin publik të vendimeve të gjyqësorit – vlerësojmë që përbën ndërhyrje në pavarësinë e sistemit gjyqësor, por edhe cenon parimin kushtetues të ndarjes, balancimit dhe kontrollit të pushteteve”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!