×
  • Lajme
  • Lajme

    Kë po e kërkon EULEX-i te Zyrat e Veteranëve, flet Sekretari i OVL-UÇK

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 12:06

    Sekretari i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku thotë se policia e EULEX-it kanë bllokuar disa anëtarë të organizatës në katin e tretë dhe nuk e di se janë duke u bërë arrestime.


    “Unë bisedova me ta dhe qëllova në katin e tretë, letra nuk kanë përkthyes nuk kanë, na kanë blloku. Nuk e di a janë duke bërë arrestime, ata janë lartë i kanë mbushur korridoret plot policë. Kryetari Gucati dhe nënkryetari Haradinaj nuk janë këtu”, ka thënë Klinaku.

    Policë me maska e të armatosur deri në dhëmbë, gjithçka çka po ndodhë brenda zyrave të OVL-UÇK’së

    Klinaku tha se u ka thënë policëve se edhe Jugosllavia ka vepruar kështu por është dashur me iu kundërpërgjigje.

    “Ju thashë që edhe Jugosllavia ka bërë kështu por është dashur me iu kundërpërgjigjë”, ka thënë Klinaku.

    Një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën, zyrtarët e EULEX-it kanë zbarkuar sot në zyrat e veteranëve të UÇK-së. Aty po zhvillohet një aksion, ku pritet të ketë edhe arrestime.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/264827027991483

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!