×
  • Lajme
  • Lajme

    Kë ta dëgjojnë qytetarët, ministren e VV’së që thotë paguani rrymën e ujin, apo zv.kryeministrin nga LDK’së që bëri thirrje tjetër

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 21:27

    Qeveria e koalicionit VV – LDK duket e pakoordinuar edhe në menaxhimin e krizës së pandemisë së coronavirusit. Derisa zv.kryeministri Avdullah Hoti që vjen nga LDK të dielën tha se qytetarët do mund të shtyjenë pagesat e shërbimeve publike deri më 30 prill, ministrja Rozeta Hajdari që vjen nga VV, sot u ka bërë thirrje qytetarëve të i paguajnë këto fatura.


    Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka apeluar tek qytetarët që t’i paguajnë shërbimet publike si ujin dhe rrymën.

    Hajdari në një konferencë për media, ka thënë se meqë qytetarët do t’i marrin rrogat atëherë do të ishte mirë që të paguajnë edhe shërbimet komunale.

    “Dua të potencoj, është e rëndësisë së madhe që ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime esenciale, të kryejnë këto shërbime. Në këtë aspekt jemi në kontakt të vazhdueshme me KEDS, KEK, KOSTT, ndërmarrjet shërbyese të ujit. Ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbimet komunale dhe esenciale të kryejnë obligimet edhe qytetarët të kryejnë obligimet, sepse nëse paguhen rrogat, duhet të kryhen edhe obligimet. Ju lutem që të mos krijojmë ndonjë hendek sepse, kjo krijon probleme në funksionim të ndërmarrjeve”, tha ajo.

    Por, krejtë ndryshe kishte folur të dielën zv.kryeministri Avdullah Hoti, pas një takimi në mes të përfaqësuesve të Odave Ekonomike me zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti janë dakorduar për disa vendimet emergjente të cilët pritet të miratohen nga Qeveria në ditët në vazhdim.

    Një prej këtyre rekomandimeve ka qenë që të shtyhen të obligimet për pagesë të shërbimeve publike, deri me 30 prill.

    Më poshtë në videon e realizuar nga EkonomiaOnline, keni deklaratën e ministres Hajdari. /Reporteri.net

    Ministrja Hajdari thërret qytetarët që t’i paguajnë rrymën e ujin from Ekonomia Online on Vimeo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!