×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi për ditëlindjen e tij kujton me nostalgji të atin dhe heroinën Marie Shllaku

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 13:08

    Kandidati për deputet i PDK’s, Migjen Kelmendi, feston sot 60 vjetorin e lindjes.


    Kelmendi në këtë ditë ka kujtue babën e tij, shkrimtarin e njoftun, Ramiz Kelmendin, dhe heroinen e idese se Bashkimit Kombetar, Marie Shllaku.

    Postimi i Migjen Kelmendit:

    Te dashtun miq,

    Ne kete ecje teme, ne kete continuum temin, sot mberriva te nji numer i rrumbullakuem – 60!
    Dhe, si zakonisht, keta numra dijne me te krijue parabolla, me te lidhe me njerez e me ngjarje.
    Ma kujtoi miku jem Adri (Nurellari), se ditelindja jeme, 12 Shtator, lidhet me nji ngjarje dhe me nji emen shume te dashtun dhe shume te respektuem ne familjen teme – Marie Shllaku.

    Me 12 Shtator 1945, heroina e idese se Bashkimit Kombetar, nji grue e madhe, Marie Shllaku, u plague rande ne Betejen e Siçeves (shih: https://www.kultplus.com/…/marie-shllaku-shkodrania-qe-u-f…/)

    Kjo parabolle datash e numrash, qe ma kujtoi kete heroine, me ban me kujtue baben, Ramiz Kelmendi, i cili ashtu i ri, 16-vjeç, u pikepjek me kete grue te madhe, ne Prizren, dhe u gjykuen bashke me shume atdhetare tjere, per idete e tyne te lirise dhe te Bashkimit Kombetar.

    Shkela ne “dekaden e gjashte” (me fole keshtu me fjalor dhe figura te partise ku jam pjese sot, e cila ka nis ‘Dekaden e Re”:)

    Perjashta, keto ’dekada’ mujn me u duke shume, por permbrenda, ende e ndjej dhe e shoh ate djalin e ri qe mendojke se me kange e me bukur-shkrim u ndrojka kjo bote!

    Kurre ma i ri, e kurre ma optimist per Kosoven

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!