×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi: Të arrestohet ambasadori Qëndrim Gashi, e ofendoi profetin Muhamed

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 9:00

    Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi i cili në profilin e tij në Twitter ka shpërndarë karikaturat e Profetit Muhamed.


    Sipas tij, diplomati kosovari në Paris nuk meriton vetëm të shkarkohet, por edhe të arrestohet për nxitje të urrejtjes ndërfetare.

    “Ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi duhet menjëherë të shkarkohet dhe të arrestohet për nxitje të urrejtjes ndërfetare”, ka shkruar ai.

    Postim i plotë:

    Fyerja e Pejgamberit Muhamed Alejhiselatu ue selam përmes karrikaturave nga ana e ambasadorit të Kosovës në Francë Qëndrim Gashit, është vepër penale dhe e dënuar në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Fyerja e Pejgamberit Muhamed Alejhiselatu ue selam është fyerje edhe e popullit të Kosovës që është rreth 96% musliman.

    Ambasadori i Kosovën në Francë Qëndrim Gashi duhet ta dijë mirë se ai paguhet nga populli i Kosovës, dhe kjo vepër e tij është shumë e ulët dhe e pamoralshme.

    Ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi duhet menjëherë të shkarkohet dhe të arrestohet për nxitje të urrejtjes ndërfetare.

    Nxitja e urrejtjes ndërfetare është vepër e dënuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

    Nëse heshtë qeveria Hoti, nuk duhet të heshtë prokuroria!

    Gëzim Kelmendi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!