×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënohet kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj

    Reporteri
    25 Janar 2023 | 9:15

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është kërcënuar.

    Lajmin për Reporteri.net. e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi.

    Sipas tij, Totaj ka marrë mesazhe kërcënuese rreth një prone që e pengon rrugën tranzit.

    “Po dje kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka raportuar se është kërcënuar. Kërcënimi ka ndodhur rreth orës 20:00 përmes një personi tjetër i cili i ka dërguar mesazhe kërcënuese. Ndërsa, rasti ka ndodhur për një pronë që e pengon rrugën tranzit. Pronari i asaj shtëpie nuk ka qenë i kënaqur me çmimin që i ka ofruar Komuna”, ka thënë Bytyqi për Reporteri.net.

    Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!