×
  • Lajme
  • Lajme

    Faton Peci: Po kërcënohet Vjosa Osmani

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 12:58

    Faton Peci, këshilltar i ushtrueses së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook ka thënë se fushata ndaj kësaj të fundit po përcillet edhe me kërcënime.


    Peci thotë se të gjithë ata që po tentojnë t’i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes Osmani tashmë po përcillet edhe me kërcënime.

    Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja.

    Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcy stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim.

    Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë!

    Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!