×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënoi Zana Avdiun, arrestohet e dërgohet në mbajtje një 22-vjeçar

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 23:37
    Zana Avidu, aktiviste

    Zana Avdiu ka qenë një prej emrave më të përmendur ditët e fundit.

    Aktivistja kosovare kritikoi gjestin e Granit Xhakës në ndeshjen përballë Serbisë, kritikë kjo që ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale.

    Nuk mungoi as vet babai i futbollistit, që në një mënyrë edhe kërcënoi Avdiun, duke i thënë që mos të merret më me familjen Xhaka.

    Pas kësaj deklarate, të nesërmen vërshuan edhe kërcënime të shumta.

    Për njërin prej tyre ka reaguar edhe Policia e Kosovës. Siç shkruan Sinjali, një 22-vjeçar tashmë është arrestuar e është dërguar në mbajtje për 48-orë, vendim ky i Prokurorit.

    Kujtojmë se, siç ka thënë avokati i aktivistes, Arianit Koci, klientja e tij ka pranuar afër 11 mijë kërcënime pas deklaratës kundër Xhakës, me ç’rast e gjuajti rrugaçëri gjestin e futbollistit të Arsenalit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!