×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkesa e Esobar për zgjatje të afatit për targat, reagon Presidentja Osmani

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 15:54

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është përgjigjur kërkesës së Emisarit të ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që kërkoi shtyerjen e afatit për zëvendësimin e targave për qytetarët e Veriut.

    Anipse Presidentja Osmani nuk dha një përgjigje të prerë nëse e mbështet ose jo kërkesën e Escobarit për zgjatje të afatit, tha se kjo do të nënkuptohej si tolerim ndaj kërcënimeve të bandave kriminale në raport me serbët lokalë të cilët i kanë ndërruar targat, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ajo që e kam thënë në takim me Escobar është se kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit. Mbi 90 përqind e serbëve i kanë targat në RKS, ata e respektojmë ligjin dhe parimin e barazisë. Por, ekziston një grup i vogël i serbëve që akoma nuk e ka bërë këtë ndryshim, për arsyen e vetme sepse kërcënohen nga bandat kriminale që paguhen nga Aleksandër Vuçiq. Dhe tani shtyrja e vazhdueshme në njëfarë mënyre nënkupton që po tolerohen këto kërcënime të bandave kriminale në raport me serbët lokalë. Prandaj, kjo mbi të gjitha është çështje e sundimit të ligjit, nuk është assesi kundër serbëve. Është një çështje që ka të bëjë me mbrojtjen e tyre nga këto banda kriminale”, deklaroi Osmani në një konferencë për media. /Reporteri.net/.

    Escobar: Afati për targat të shtyhet edhe për 10 muaj, përqëndrimi të jetë në gjëra më të mëdha, e jo në targa e letërnjoftime

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!