×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkesa për shtyrjen e vendimit për targat në Veri, ambasadorët e QUINT’it zbarkojnë tek Kurti

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 15:50

    Kur kanë mbetur vetëm 4 ditë para nisjes së zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat në Veri, në ndërtesën e qeverisë së Kosovës të premten kanë zbarkuar ambasadorët e vendeve të QUINT’it.

    Të njëjtit janë duke mbajtur takim me kryeministrin Albin Kurti. Ky i fundit ka përpara një kërkesë të qartë nga ndërkombëtarët se zbatimi i vendimit duhet të shtyhet edhe për 10 muaj.

    Kurti kësaj kërkese duhet t’i përgjigjet deri më së largu të hënën.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar fotografi ku shihen eskortat e ambasadorit amerikan dhe atij gjermanë, që para gati një ore kanë arritur në ndërtesën e Qeverisë. Deri takimi ka përfunduar para pak minutash.

    Në takim ishin edhe ambasadorët e tjerë të vendeve të QUINT’it.

    Po ashtu duke dal nga ndërtesa e ekzekutivit, sot është parë edhe kreu i AKI’së, Petrit Ajeti, për të cilin ende nuk ka informacion se me kë është takuar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!