×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet mbështetje për fëmijët e mjekëve të vdekur në krye të detyrës në pandemi

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 20:26

    Në gjendje pandemie shpesh na ka rënë të dëgjojmë vlerësime të larta për sakrificën e personelit mjekësor. Nuk u kursyen fjalët më të zgjedhura për mjekët që humbën jetën tek përpiqeshin që t’iu gjenden sa më pranë pacientëve të infektuar me koronavirus. Mirëpo a do të përkujdeset shteti për fëmijët deri në moshën 18 vjeçare të këtyre mjekëve që vdiqën në krye të detyrës në një mision për shpëtimin e jetës së pacientëve me Covid-19.


    18 mjekë nuk i mbijetuan koronavirusit të rrezikshëm. Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga vdekja e tyre familjet e mjekëve që vdiqën në krye të detyrës ende nuk kanë marrë asnjë përkujdesje nga shteti.

    Në Odën e Mjekëve bëjnë të ditur se tre prej 18 familjeve të mjekëve të vdekur kanë fëmijë nën 18 vjeç dhe janë në gjendje më të rëndë financiare.

    Edhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë shpreh shqetësim për këto familje të cilat nuk kanë përkujdesje nga shteti.

    Kërkohet nga institucionet e Kosovës që familje të mjekëve të vdekur nga Covid-19 tu vazhdohet rroga e prindërve të tyre deri në gjetjen e një zgjidhje tjetër.

    Në Odën e Mjekëve të Kosovës rikujtojnë se qeveria e kaluar kishte iniciuar një grup punues për çështjen e përkujdesjes për fëmijët e mjekëve të vdekur në krye të detyrës nga Covid-19, por gjërat nuk lëvizën.

    Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje./RTV21

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!