×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim për katër serbët e arrestuar në protestat e dhunshme në veri

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 12:03

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ndaluar katër persona, në dy raste penale të ndara për situatën në veri të vendit.

    Sipas një njoftimi bëhet e ditur se të ndaluarit janë shtetas të Serbisë, të dyshuar për vepra penale të kryera në lidhje me ngjarjet e dhunshme në veri të vendit të datës 29.05.2023.

    Tutje në njoftim thuhet se në rastin e parë, dy të dyshuarit janë ndaluar për veprat penale: Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, nga neni 127; Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, nga neni 167.

    “Sulmi ndaj personit zyrtar, nga neni 402 dhe Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi, nga neni 404 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa, në rastin e dytë, dy të dyshuarit janë ndaluar për veprat penale: Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, nga neni 138; Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 dhe pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi, nga neni 404 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,

    Sipas Prokurorisë në të dy rastet, PSRK në afatin ligjor ka parashtruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!