×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim për nipin që dyshohet se vrau gjyshin e tij në Novobërdë

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 15:33

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar t’i shqiptohet masa e paraburgimit D.I. pasi dyshohet se ka kryer një vrasje të rëndë.


    Sipas prokurorisë, D.I., nga Novobërda, ka goditur me thikë të ndjerin 12 herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

    “Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të sipërshënuar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Lidhur me rastin, vepra fillimisht ishte cilësuar si vetëvrasje ndërsa më pas si vrasje e rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!