×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërset boksi në QKUK, kirurgët rrihen mes vete në sallën e operacionit

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 17:59

    Një përleshje fizike ka ndodhur ditën e sotme në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK.


    Dyshohet se rasti ka ndodhur në sallën e operacionit, ndërsa në të janë përfshirë dy doktorë.

    Bëhet fjalë për kardiokirurgin Dr. Adem Grbolar dhe specializantin Dr. Endrit Shala.

    Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu, ku i njëjti ka thënë se rasti do të hulumtohet dhe do të merren masa.

    “SHSKUK ju njofton se është njoftuar lidhur me rastin e një mosmarrëveshje që ka ndodhur në kardiokirurgji.

    Rasti do të hulumtohet dhe do të veprohet konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Sejdiut.

    Ndërsa në lidhje me rastin është informuar edhe Policia e Kosovës, ku të njëjtit kanë thënë për IndeksOnline se kanë nisur intervistimet.

    “Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në QKUK mes dy personave. Rasti është në fazën fillestare të intervistimeve dhe me të po merren njësitet policore kompetente të stacionit jugu në Prishtinë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!