×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilli i Prindërve kundër masave kufizuese: Mësimi online është dështim, kërkojmë rishqyrtimin e propozimeve

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 19:34

    Këshilli i Përgjithshëm i Prindërve e ka parë si të panevojshme e të nxituar vendimin e Qeverisë Kurti për masa të reja anti-COVID, ku përfshihet edhe mësimi online.


    “Ne si këshilli i prindërve mendojmë se mësimi nga distanca është dështim, sepse Kosova nuk ofron as për së afërmi mësim online me standardet që i ofrojnë vendet e Bashkimit Evropian, të cilët e kanë vlerësuar se nuk ka qenë në nivel të duhur mësimi online edhe në shtetet më të zhvilluara”, tha Imret Rashiti për Klan Kosovën.

    Ata shtuan se do të kërkojnë nga kreu i ekzekutivit rishqyrtim të vendimit.

    “Do kërkoj nga kryeministri i Kosovës një rishqyrtim të vendimit të paktën deri në ditën e shtunë për arsimin para-universitar, se nëse Qeveria mendon se kjo pjesë e fundit e vitit mësimor do organizohet me mësim nga distanca, ne si Këshill i Prindërve i themi që këtu përfundon edhe procesi mësimor apo viti, se mësimi nga distanca nuk ofron asgjë më tepër se deri më tash”.

    “Nëse vërtetë statistikat janë të tilla që numri i të infektuarve me COVID-19 është duke u rritur për shkak të shkollave, atëherë do të pajtohemi, por shkollat e rrisin më së paku numrin e infektimeve”.

    Ai përmendi atë që mësimi online do të krijojë hendikepë edhe këtë vit akademik.

    “Nga ajo që thonë nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHP, është se janë shifra shumë simbolike nga shkollat. Pra, nuk janë alarmante. Mësimi nga distanca do të hendikepojë shumë edhe këtë vit mësimor për nxënësit”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!