×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilli i Sigurisë mblidhet pas tensioneve në veri, Kurti e Sveçla do të flasin pas mbledhjes

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 10:50

    Pas tensioneve në veri të vendit, është mbledhur Këshilli i Sigurisë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, ku ka njoftuar se pas kësaj mbledhje Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë konferencë për media.

    Konferenca do të mbahet në orën 12:30.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbajnë konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!