×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilli i Sigurisë së Kosovës koordinon veprimet strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 22:44

    Kryesuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sonte u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ku u shqyrtua situata e sigurisë në Republikën e Kosovës pas fillimit të zbatimit të vendimit për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë.


    Sipas njoftimit, në takimin e sotëm, në veçanti është diskutua koordinimi i mëtejmë i veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend.

    “Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se pas situatës së krijuar në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, kryeministri Kurti ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, raporton klankosova.

    Të shtunën, më 25 shtator, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan.

    Sipas hetimeve preliminare aty janë hedhur dy bomba dore, por të cilat “nuk kanë eksploduar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!