×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Pacollit mohon problemet me LDK-në: Do të dalim fitues të zgjedhjeve

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 16:38

    Pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë, informata të shumta ishin që renditja e kandidatëve për deputetë në listën e LDK-së, kishte shfaqur pakënaqësi te partia që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli.


    Zëdhënësi i AKR-së, Vesel Makolli, ka treguar që ka pakënaqësi rreth renditjeve të kandidatëve të AKR-së që do të garojnë së bashku me LDK’në në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Por Jetlir Zyberaj, këshilltar i Pacollit kundërshton deklaratën e dhënë nga bashkëpartiaku i tij Makolli.

    Zyberaj mohon që ka pakënaqësi, për më tepër thotë se do LDK dhe AKR do të dalin fituese të zgjedhjeve.

    “Nuk ka kurrfarë pakënaqësish dhe probleme në raportin LDK-AKR. Përkundrazi, ekziston harmoni dhe frymë bashkëpunuese për fitoren e 14 shkurtit”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.

    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

    Deri më tani, Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, në të cilën janë 5 anëtarë të AKR-së. / Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!