×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Thaçit: Kurti konfirmoi se dëshiron të jetë diktator, i pari dhe i fundit nё historinё e Kosovёs

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 20:41

    Këshilltari i Presidentit, Artan Behrami  ka reaguar për “test” protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.


    Behrami ka thënë se nga sot nuk ka dilema se Kurti dëshiron të jetë diktatori i vetëm në historinë e Kosovës.

    “Ballkoni i Qeverisё ёshtё shumё i ulёt pёr perspektivёn nga Kurti e sheh popullin.Nga sot nuk ka mё dilemë: Albin Kurti dëshiron të jetë diktator, i pari dhe i fundit nё historinё e Kosovёs!”, ka shkruar Behrami.

    Kujtojmë se gjatë protestës së sotme, kryeministri Kurti doli në ballkonin e Qeverisë për të përshëndetur protestuesit, veprim ky që jo nga pakkush u kritikuar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!