×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Veselit për intervistimin në Hagë: Rrenë speciale!

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 17:51

    Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka përgënjeshtruar raportimet e mediave tjera se kryeparlamentari  ka shkuar për intervistim në Hagë, transmeton Periskopi.


    Latifi e quan rrenë speciale.

    ‘’Një rrenë speciale, për gjykatën speciale, për llogari të luftës speciale! MARRE.’’

    Ndërsa,  Xhavit Haliti tha se Veseli ka udhëtuar diku jashtë vendit por nuk është në dijeni se ku.

    “Mua më ka thënë që do të shkojë në një konferencë e jo për t’u intervistuar”, tha Haliti.

    Haliti nuk dha detaje se në cilin shtet do të shkojë Veseli në konferencë e as në çfarë lloji të konferencë.

    Ndërsa i kontaktuar  Blerand Stavileci nga PDK, tha se ai lajm që ka dal është “rrenë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!