×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Vjosa Osmanit i reagon PSD-së: Aksioni i tyre ngjallë neveri

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 14:29

    Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion para Kuvendit të Kosovës, ku ndodhet edhe zyra e Presidentit.


    Anëtarët e PSD-së e kanë thënë se sot po përurojnë dhe “themelojnë” nëndegën “Presidencë” të Vetëvendosjes.

    Ndaj këtij aksioni të PSD-së, ka reaguar Faton Peci, këshilltar i u.d. të presidentes Vjosa Osmani, i cili ka thënë se ky reagim i partisë së Dardan Molliqajt, ngjallë neveri, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:  

    Reagimi i PSD-së ndaj presidentes Osmani ngjallë neveri. Një subjekt që nuk e ka kapë as pragun e pragut merr përsipër detyrë të zorshme në përpjekje për të aktruar opozitën.

    Përpara se të bëni veprime, verifikoni faktet. Presidentja nuk përdorë fare veturë të Presidencës.

    Rrjedhimisht, ky mllef i juaji ka të bëjë më shumë me defaktorizimin tuaj si një subjekt, të cilit i ka mbet veç akronimi dhe nuk ka guxim as të marrin pjesë në zgjedhje.

    Sigurisht, shpifja e juaj është nxitur edhe nga sondazhet e fundit, me të cilat Vetëvendosje dhe Lista Vjosa, me një listë të përbashkët do ta marrin shumicën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Prandaj, të dëshpëruar socialdemokratë (PSD), ndërkaq karvani i fitores ecën, ju mund ta vazhdoni aktivitetin tuaj dhe të vendosni bilboarde gjithandej, sepse është e vetmja mundësi e juaja që të dilni në publik!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!