×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Vjosa Osmanit iu përgjigjet ‘përqeshjeve’ për përkthim duke prezantuar një deklaratë të Hillary Clinton

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 21:54

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu iu kundërpërgjigj dje koleges së tij, Vjosa Osmanit rreth deklaratave se ‘Veliu ishte dhe foli kundër Qeverisë që nga fillimi’, duke shkuar deri aty sa tha se në një rrethanë të tillë nuk do të duhej të ishte ministër. E Veliu në një postim të gjatë e quajti osmanin ‘përkthyese të Thaçit’, shkruan Reporteri.


    Sot gjatë ditës nëpër rrjete sociale ka qarkulluar video e vitit 2009, në një takim me Hillary Clintonit me atëherë Kryeministrin Hashim Thaçi dhe presidentit Fatmir Sejdiu. Osmani në atë kohë ishte këshilltare e Sejdiut. E sot një këshilltar i Vjosa Osmanit, kryetare e Kuvendit, i është përgjigjur përqeshjeve rreth përkthimit.

    Artan Murati ka prezantuar disa deklarata gjatë konferencës, ku Sekretarja Hillary Clinton e prezanton Osmanin si ‘shefe të stafit të presidentit’ dhe se ka ndihmuar në përkthim.

    Ky është postimi i tij rreth kësaj:


    Puna e përkthyesit dhe demantimi i qartë nga arkiva e Departamentit të Shtetit ku Sekretarja Clinton e prezenton Vjosa Osmanin si Shefe të Stafit të Presidentit Sejdiu

    E para, profesioni i përkthyesit është profesion i ndershëm, i vështirë e në raste të takimeve të nivelit të lartë, është edhe determinues që mesazhi i rëndësishëm politik i një shteti të përcillet si duhet. Pra, ata që mendojnë se e fyejnë dikë duke e quajtur përkthyes, gabohen. POR, Vjosa Osmani kurrë nuk ka punuar si përkthyese e Hashim Thacit. Kurrë. Thjeshtë, sepse kurrë nuk ka punuar për Hashim Thacin. Ne fakt, ajo ka qenë e angazhuar vetëm si Këshilltare e lartë e pastaj si Shefe e Stafit të Presidentit Sejdiu dhe në këtë cilësi (pra si shefe e stafit të Presidentit Sejdiu) ka ndihmuar në takimin e organizuar me Sekretaren Clinton, të mbajtur në Departamentin e Shtetit. Pra, jo si përkthyese e Thacit, por sepse kjo ndihmë i është kërkuar direkt nga vetë Sekretarja Clinton atë ditë për shkak të vonesës së përkthyesit të departamentit të shtetit. Sekretarja Clinton para mediave të gjithë botës e prezenton znj.Osmani si ‘Shefe e Stafit të Presidentit”. Shih si dëshmi arkivën e Departamentit të Shtetit nga data 26 shkurt 2009. I gjithë transkripti I kësaj konferencë për shtyp mund të gjindet këtu: https://2009-2017.state.gov/…/200920…/rm/2009a/02/119845.htm

    Znj.Osmani vërtetë e korrigjoi Thacin në atë konferencë për shtyp. Por kjo nuk ishte hera e fundit që u desht ta korrigjonte. Këtë e ka bërë vazhdimisht, në cilindo kapacitet publik, duke u shërbyer kështu gjithnjë qytetarëve me nder e duke vënë gjithnjë interesat e Republikës para cdo interesi tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!