×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari Thaçit pas vendimit të Kushtetueses: Albin Kurti dhunues i të drejtave dhe lirive të qytetarëve

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 16:57

     Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka kthyer përgjigje në rastin e masave kufizuese të Qeverisë, e të kontestuara nga Presidenti i Republikës. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, vendimi i Qeverisë shkel Kushtetutën.


    Kushtetueja thotë se kufizimi i lëvizjes bëhet nga Kuvendi, megjithatë ora policore vlen deri më 13 prill.

    Pas vendimit të Kushtetueses ka reaguar Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Thaçi, i cili kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, e ka quajtur dhunues të drejtave e lirive të qytetarëve dhe i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Edhe zyrtarisht Albin Kurti është dhunues i të drejtave e lirive të qytetarëve dhe i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ai bëri shkelje kushtetuese me vendosjen e “orës policore”.

    Sikur të kishte qëndruar më gjatë si kryeministër, më nuk do të mund as t’i referoheshim Kushtetutës, se me shkelmime do ta përmbyste. As “Baballarët e Kushtetutës” nuk do e njihnin nga shkëlfitja që do i bënte!

    https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158133309311670

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!