×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu i kujtojnë të moshuarit mrazet e Shën Gjergjit

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 20:51

    Ka ca ditë që moti në vendin tone është tejet i ftoftë, ku në veçanti sot thuajse është ditë dimri.


    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë sot se mot i ftohtë do të mbaj edhe dy ditët në vazhdim, ku mëngjesi i së mërkurës parashihet të jetë ndjeshëm i ftohtë ku në viset malore temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -1 gradë Celsius.

    Por si i kujtojnë të moshuarit  Shën Gjergja?

    Ata thonë se në këtë periudhë kohore të vjetrit thonë se zakonisht moti prishet
    Xhemajl Ahmetaj 77 vjeçar nga Leshani thotë se mban mend si 3-4 ditë para Shën Gjergjit ka mbajtur mot i ftoftë.

    “Për këtë vakt rrallë bën vaki me kanë ftoft, por mbahet mend që 3-4 dite para kësaj kohe ka ra edhe bore”, ka deklaruar ai për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Kurse një tjetër i moshuar thotë se kujton që ka apsur ditë të ftohta por jo si këtë vit.

    “Kajherë ka qenë ftoht por sikur tash jo. Kujtoj si e merrshim një bukë kollomoçe e shkojshim në Bistricë me u la, e tash me shku me u la tutna nerth njeri”, ka deklaruar ai.

    Kurse njohësi i meteorlogjisë, Sylë Tahirsylaj thotë se nuk janë alarmante temperaturat që po mbajnë ditëve të dundit dhe shton se në vitet 1939, 1967 dhe 1975 dita pas Shën Gjergjit ka shënuar temperaturë zero, por nuk ka zgjatur shumë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!