×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu kamuflohen gjakovarët: Hapin bastore brenda ëmbëltores

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 9:37

    Mbrëmjen e së martës policia ka zhvilluar një aksion në Gjakovë ku ka bastisur disa lokale nën dyshimin se po kryhej veprimtari ilegale e lojërave të fatit.


    Aksioni është zhvilluar nën urdhrin e Gjykatës kompetente dhe janë bastisur nëntë lokacione të ndryshme në rajonin e Gjakovës.

    Një ndër lokacionet që është bastisur është edhe një lokal që funksiononte si ëmbëltore ndërkaq dyshohet se aty zhvillohej veprimtari ilegale e lojërave të fatit, bën të ditur kallxo.com.

    Operacioni policor është udhëhequr nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar, në mbështetje edhe të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!