×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu mund të aplikoni për shtesat e lehonave dhe fëmijëve

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 22:01

    Për të aplikuar për shtesat e lehonave dhe fëmijëve sipas vendimit të Qeverisë, duhet të shfrytëzoni platformën eKosova.


    Pasi të jeni regjistruar në këtë platformë, duhet të klikoni këto opsione sipas radhës: Shërbime, Shëndetësia, e më pas klikoni në kategorinë Familja.

    Më pas ju shfaqet formulari të cilin duhet ta plotësoni saktë, përndryshe mund të ju refuzohet kërkesa.

    Në formularë duhet të plotësoni të dhënat personale të nënës dhe fëmijës. Llogaria bankare duhet të jetë në emrin e nënës, jo të ndonjë personi tjetër.

    Linku i platformës eKosova: https://ekosova.rks-gov.net

    Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka ndarë shtesa nga 170 euro për gratë lehona të cilat kanë lindur fëmijët nga data 1 gusht 2021. Lehonat të cilat kanë qenë të punësuara në 12 muajt e fundit përfitojnë nga 170 euro për tre muaj. Ndërsa lehonat të cilat nuk kanë qenë të punësuara përfitojnë nga 170 euro për gjashtë muaj.

    Ndërkaq shtesat për fëmijët vlejnë nga data 1 janar 2020 me nga 20 euro në muaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!