×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë 15 deputetët e LDK-së pas numërimit edhe të votave të diasporës

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 9:28

    Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar listën e rezultateve të votave të kandidatëve të LDK-së, të zgjedhjeve të 14 shkurtit, që partinë e Isa Mustafes e nxorën të 3-ten më radhë, më vetëm 15 deputetë.


    Reporteri mbrëmë publikoi shkrimin përmes të cilit tregoi se kush janë 15 deputetët e LDK-së në mandatin e ri, por pa votat e diasporës, ku pesëshja më e votuar janë Avdullah Hoti, si prijës i listës, pasuar nga Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni e Armend Zemaj.

    Reporteri ka siguruar edhe sot listën me votat e diasporës, të cilat e “rrëzojnë” nga pozita e deputetes një kandidate dhe e bëjnë pjesë të institucionit ligjvënës një kandidate tjetër.

    Pas numërimit të votave të diasporës, pozitën e deputetes e ka siguruar kandidatja nga Vushtrria, Rrezarta Krasniqi, kurse ka mbetur jashtë Kuvendit, kandidatja nga Gjilani, Lirije Kajtazi, e cila për disa mandate ishte deputete, shkruan Reporteri.net.

    Rrezarta Krasniqi ka marrë 5526, kurse Lirije Kajtazi ka marrë 544 vota.

    Avdullah Hoti tani ka gjithsej 69 mijë e 640 vota, Kujtim Shala 32 mijë e 700, Lumir Abdixhiku 25 mijë e 264, Anton Quni 14 mijë e 840, Armend Zemaj 13 mijë e 798 vota.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!