×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë 2 ish-drejtorët e Telekomit që u arrestuan sot, e konfirmon edhe Policia

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 13:01

    Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka arrestuar dy ish-drejtorë të Telekomit dhe dy zyrtarët të tjerë nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.


    Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por duke mos dhënë detaje të të arrestuarve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare”, thonë Policia.

    Sidoqoftë, është mësuar se dy nga të arrestuarit janë ish-drejtorët Trim Musliu dhe Armend Osaj. Ata po dyshohen për keqpërdorim të një kontrate të marketingut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!