×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë 46 zëvendësministrat e Qeverisë Hoti, pritet të emërohen edhe 10 të tjerë

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 20:52

    LDK-ja në koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet deri tash ka emëruar 46 zëvendësministra, me disa ministri që kanë nga pesë zëvendësministra.


    Në listën e 16 ministrive janë tri me nga pesë zëvendësministra. Qeveria Hoti ka emëruar pesë zëvendësministra në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, atë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe në Ministrinë e Bujqësisë.

    Shumica e zëvendësministrave janë burra. Nga 46 të emëruarit në këtë post, vetëm 8 janë gra. Në përqindje kjo përkthehet në më pak se 20 për qind, raporton KOHA.

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që për ministër ka Besian Mustafën, zëvendësministra i ka pesë burra. Enver Hoti, Erxhan Galushi, Bajram Kastrati, Bahrim Shabani e Nehat Ramadani janë caktuar zëvendësministra në MBPZHR.

    Te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e udhëhequr nga Vlora Dumoshi, zëvendësministra janë caktuar Engelbert Zefaj, Qazim Rrahmani, Valdete Bajrami, Arbër Grabovci e Halil Matoshi.

    Blerim Kuçi udhëheq me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit. Aty zëvendësministra janë caktuar Muharrem Sfarqa, Sema Ispahiu, Rexhep Kadriu, Muharrem Nitaj e Burbuqe Bakia-Deva.

    Artan Berisha, Arton Retkoceri, Hamza Balje e Xhavit Zariqi janë zëvendësministra në Ministrinë e Infrastrukturës së udhëhequr nga Arban Abrashi.

    Te Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga Agim Veliu, zëvendësministra janë emëruar Agron Bacaj, Yildiray Bayram, Zafir Berisha e Milan Radojeviq.

    Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e udhëhequr nga Meliza Haradinaj-Stublla ka katër zëvendësministra. Bekim Brestovci, Teuta Sahatqija, Gani Dreshaj e Muhamet Brajshori kanë marrë poste aty.

    Tre zëvendësministra i ka Ministria e Financave e udhëhequr nga Hykmete Bajrami. Agim Krasniqi, Kushtrim Bahrimaj dhe Jasmina Jovanoviq janë zëvendësministra aty.

    Bashkim Krasniqi, Besart Dreshaj e Adnan Redzeplar janë emëruar zëvendësministra në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të udhëhequr nga Skënder Reçica.

    Shumica e ministrive të tjera kanë nga dy zëvendësministra të emëruar deri tash.

    Në Ministrinë e Shëndetësisë të udhëhequr nga Armend Zemaj zëvendësministra janë emëruar Resul Makreshi e Pjetër Ndou.

    Te ministria e udhëhequr nga Anton Quni, ajo e Mbrojtjes, janë emëruar për zëvendësministra Muhamedali Mergjollari dhe Sadika Kofrcin.

    Nga dy zëvendësministra kanë edhe MAPL-ja e udhëhequr nga Goran Rakiq, dhe ajo e Tregtisë dhe Industrisë e udhëheuqr nga Vesel Krasniqi. MAPL-ja ka për zëvendësministre Fatbardha Eminin dhe Magbule Shkodrën, ndërsa Nexhat Ramadani e Qerim Bajrami janë zëvendësministra në MTI.

    Ministria për Kthim e udhëhequr nga Dalibor Jevtiq ka për zëvendësministër Enis Sulejmanoviqin dhe Selim Kryeziun.

    Deri tash janë tri ministri që kanë vetëm nga një zëvendësministër. Ajo e Drejtësisë e udhëhequr nga Selim Selimi ka zëvendësministër Florian Dushin, ajo e Arsimit e udhëhequr nga Ramë Likajn e ka zëvendësministër Driton Bardheci dhe ajo e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ervis Kervan ka për zëvendës Eldis Abazin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!