Këto janë 5 femrat më të votuara për Këshillin Drejtues të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përfunduar zgjedhjet e brendshme, gjatë ditës së diel, gjatë së cilave ka zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues.


Kjo parti ka zbuluar rezultatin për kandidatët e zgjedhur të Këshillit Drejtues, shkruan Reporteri.net.

Pesë burrat më të votuar gjatë zgjedhjeve të së dielës janë: Uran Ismaili (461), Bajrush Xhemaili (458), Hajredin Kuçi (453), Idriz Vehapi (444) dhe Bedri Hamza (443).

Kurse pesë gratë më të votuara janë: Blerta Deliu-Kodra (406), Safete Hadërgjonaj (388), Valdete Idrizi (373), Eliza Hoxha (364) dhe Ganimete Musliu (358).

Kujtojmë se në zgjedhjet e së dielës, pa asnjë votë kundër e pa kundërkandidat, Kadri Veseli është zgjedhur edhe për një mandat kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Më posht gjeni emrat e 151 anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të PDK-së.

/Reporteri.net/.