×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë 6 njerëzit më të rrezikshëm në Kosovë

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 19:40

    Lista e personave në kërkim, është e gjerë, por publikisht në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, të shpallur në kërkim janë 6 persona.


    Këta persona konsiderohen si persona shumë të rrezikshëm për publikun, ku disa nga ta kërkohen për vepra të rënda penale.

    Polica e Kosovës, vazhdimisht ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për vendndodhjen e këtyre personave, por të njëjtit duket se kanë fshirë gjurmët e tyre, duke u kërkuar shumë vite rresht.

    Listës së personave të rrezikshëm të cilët po kërkohen për më shumë se 10 vite, i prinë Ridvan Ademi, i cili është i akuzuar për vjedhje të rëndë, ndonëse thuhet se i njejti është arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Ai së bashku me dy persona të tjerë, Leutrim Latifi dhe Kastriot Shala, kishin pasur cak për vjedhje, bankat, pikat e naftës, marketet dhe veturat.

    Policia e Kosovës, ka arritur të arrestojë edhe bashkëpunëtorët e Ademit.

    Lista e personave të rrezikshëm në kërkim, vazhdon me Dusan Jovanovicin, i cili kërkohet si I dyshuar për vrasjen e zyrtarit policor të Kosovës, Enver Zymberit.

    Për vrasjen e policit Enver Zymberi, i cili u vra më 25 korrik të vitit 2011, në një aksion policor në fshatin Zupq të Veriut, po kërkohet edhe Ratomir Bozovic.

    Në mesin e serbëve që po kërkohen për vepra të rënda penale nga Policia e Kosovës, është edhe Branislav Rakic, por që për veprën e tij, Policia nuk ka dhënë detaje.

    Listën e personave të rrezikshëm në kërkim, e përmbyllin, Petri Salihu dhe Korab Zogjiani, ky i fundit akuzohet për vrasjen Bekim Osmanit, ku thuhet se kjo vrasje ishte kryer për motive të hakmarrjes.

    Ndonëse Korabi nuk u arrestua asnjëherë nga Policia e Kosovës, me 8 vjet burg, u dënua axha i Korabit, Shefki Zogjiani, për veprën penale “Shtytje në vrasje”.

    Korab Zogjiani, kërkohet nga Policia e Kosovës, që nga viti 2006.

    Jo zyrtarisht, por thuhet se Policia e Kosovës, ka lëshuar urdhër-arrest edhe për serbin, Milan Radojcic, i cili dyshohet se ka vrarë liderin e Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanovicin.

    Radojcic akuzohet edhe me vepra të tjera, si ajo për krim të organizuar, madje thuhej se i njëjti shtrinte pushtet mbi forcat e rendit në Veri të Mitrovicës.

    Milan Radojcic përflitej për lidhje të forta me Zvonko Veselinovicin dhe shefin e stacionit policor në veri, Zelko Bojicin.

    Radojicic ishte përfshirë edhe në një sulm ndaj ish-koordinatorit serb për dialog, Borko Stefanovic, në një kafene në veri, e ku kishte marrë pjesë edhe Edita Tahiri.

    Radojicic ishte përfshirë edhe në një sulm ndaj ish-koordinatorit serb për dialog, Borko Stefanovic, në një kafene në veri, e ku kishte marrë pjesë edhe Edita Tahiri./GazetaBlic/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!