×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë dy deputetët që pritet të udhëheqin seancën e parë të Kuvendit

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 15:29

    Dy deputetët e Vetëvendosjes që do ta udhëheqin seancën e parë të Kuvendit.


    Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë në krye të seancës së parë të Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e re.

    Sipas rregullave, kjo seancë do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe deputeti më i ri.

    Deputeti i zgjedhur më i vjetri në këtë legjislaturë është Avni Dehari.

    Dehari është 73 vjeçar, derisa në seancën e parë të tij si deputet do të jetë në ulësen më të rëndësishme të Kuvendit.

    Pos Deharit, në krah të tij do të jetë edhe deputetja më e re e kësaj legjislature.

    Fjolla Ujkani që ishte deputete edhe në legjislaturën e kaluar si deputetja më e re do të jetë në krye edhe të seancës së parë të legjislaturës së re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!