×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë kandidatët e Listës Vjosa që arritën të bëhen deputetë

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 11:14

    Paraditen e së enjtes është publikuar edhe lista e plotë e Lëvizjes Vetëvendosje me kandidatët që kanë siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.


    E pjesë e kësaj liste janë edhe kandidatët nga Lista ‘GUXO’ e Vjosa Osmanit, shkruan Reporteri.net.

    Nga 14 kandidatët për deputetë nga kjo listë që garuan në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, shtatë nga ta kanë arritur që të bëhen pjesë e legjislaturës së tetë.

    Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Faton Peci, Haxhi Avdyli, Jeta Statovci, Daorsa Kica Xhelili dhe Burim Karameta janë kandidatët nga lista ‘GUXO’ që kanë marrë votat e mjaftueshme për të marrë mandatin e deputetit.

    Vjosa Osmani ka arritur të fitojë 300 mijë e 788 vota, Donika Gërvalla 71 mijë e 720 vota, Haxhi Avdyli 26 mijë e 630 vota, Faton Peci 25 mijë e 307 vota, Doarsa Kica Xhelili 10 mijë e 604 vota, Jeta Statovci 9 mijë e 410 vota dhe Burim Karameta 7 mijë e 802 vota. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!