×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Këta janë katër kandidatët e AAK-së që sipas KQZ-së s’mund të garojnë në këto zgjedhje

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 19:28

    Shemsedin e Gani Dreshaj, Shqipe Kastrati e Rrahim Ajeti janë katër kandidatët e AAK-së që nuk mund të garojnë më zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Ish-deputeti i AAK-së Daut Haradinaj e ka publikuar listën e kandidatëve të kësaj partie që sipas KQZ-së nuk mund të garojnë.

    “Në frymën e obligimeve kushtetuese dhe ligjore më 18 janar 2021, KQZ i kërkoi Këshillit Gjyqësor të Kosovës q ëtë i sigurojë LKQZ0së emrat e individëve nga eLista e Kandidatëve për deputet në Kuyve të Kosovës që me anë të vëndimit të gjykatës i është hequr e drejta për të qenë akndaidat apo që është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Me datë 20 janar, KQZ ka pranuar nga KGJK shkresën me të cilën janë identifikuar kandidatët tuaj si më poshtë: Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati”, thuhet në vendim përcjell Reporteri.net.

    Kandidatët që u është ndaluar garimi në këto zgjedhje, mund të ankohet në PZAP dhe në Gjykatë Supreme.

    Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj në çështjen Etem Arifi, ka konstatur se kush është i dënuar në tri vitet e fundit me vendim të plotfuqishëm, s’ka të drejtë të kandidoj.

    Ndryshe, 47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore janë shpallur fajtor në tri vitet e fundit.

    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

    Elezi ka treguar se 15 nga 28 subjekte kanë kandidatë që kanë problemme me ligjin. Për emrin e këtyre kandidatëve, Elezi ka thënë se u mbetet partive që t’i bëjnë publik emrat.

    “Nga përgjigjja që kemi marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, rezulton se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për çertifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, germën q, e cila specifikon se kandidat për deputetë nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit. Në përgjithësi, janë 47 kandidatë nga rreth 1 080, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”, ka thënë Elezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!