×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë çmimet e parkingut në kryeqytet nga muaji tetor

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 9:13

    Komuna e Prishtinës do të nisë të finalizojë projektin “Prishtina Parking”.


    Liridon Restelica nga “Prishtina Parking” ka thënë në Kanal 10, se parkingu do të realizohet në tri zona, Zona 1, Zona 2 dhe Zona 3.

    “Në parkingjet e mëdha si përshembull te stadiumi, ora e parkingut do të jetë 0.30 cent, ndërsa parkingu në qendër p.sh. te rruga ‘Rexhep Luci’ do të kushtojë 1 EUR/ora, ku mund të qëndroni deri në 2 orë, ose mund të paguani parkingun ditor 7.5 EUR”, ka thënë Restelica

    Për qytetarët të cilët janë banorë në qendër, mund të paguajnë muajin 10 EUR për parking, pagesë e cila vlen për automjetin e parë, ndërsa për automjetin e dytë do të jetë 30 EUR/muaji dhe për automjetin e tretë 45 EUR/muaji.

    I gjithë projekti pritet të përfundojë deri në 12 tetor, ndërsa kush nuk respekton rregulloren e re, do të gjobitet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!