×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë dy nenet e Ligjit të vlerave të UÇK-së që po i kundërshton SHBA

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 21:40

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dalë kundër iniciativës së Partisë Demokratike të Kosovës rreth ligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së.


    Në një reagim në twitter, Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se ligji i propozuar është mënyrë e gabuar për të treguar respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

    “Ligji e kriminalizon lirinë e shprehjes, frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm. Ligji largon nga përpjekjet praktike për ta kuptuar dhe mësuar historinë e Kosovës. Kur do t’i shohim partitë që të rifokusojnë energjitë e tyre në ekonomi dhe në COVID-19”, thuhet në reagim.

    Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Ngucati, ka treguar detaje në takimet që ka zhvilluar me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett dhe se cilat nene i kundërshton ai.

    “Ambasadori i kundërshton vetëm nenin 5 dhe nenin 9. Asnjë nen tjetër në takimin me mu nuk e ka kundërshtu. Edhe këshilltari i tij në takimet që kam pas ka qenë i të njëjtit mendim. Ai me ka thënë se Neni 5 parandalon fjalën e lirë të qytetarit, dhe unë i them UÇK ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër dhe ne jemi kundër atyre që e cenojnë fjalën e lirë të qytetarit, sepse nga pushtuesi tjetër nuk kemi pas të drejtë fjalën e lirë”, ka thënë Ngucati, në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej ka thënë se ambasadori amerikan e çmon shumë luftën e UÇK-së.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!