×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 7:04

    Për ditën e sotme janë paralajmëruar të zhvillohen disa aktivitete.


    Ky është njoftimi i plotë me detaje:

    Në të gjitha shkollat, ora e parë e mësimit i kushtohet 12 qershorit – Ditës së Paqes. (Shkollat në Kosovë, ora 8:00)

    – Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet. (Pranë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

    – Mbahet seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të diskutohet mbi ecurinë e deritashme të procesit të dialogut me Serbinë, sipas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

    – Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në partneritet me Terre des hommes organizon punëtorinë me temë “Raportimi i mediave bazuar në standarde dhe interesin më të mirë të fëmijës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

    – Me rastin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit behët zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së në fshatin Krushë e Madhe. (Fshati Krushë e Madhe, ora 11:00)

    – Departamenti për Politikë të Jashtme i LDK-së, organizon tryezë diskutimi me temën “Fuqizimi i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës”, me David Philips. (Hotel Sirius, ora 11:00)

    – Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajë konferencë për media, ku do të flasë për punën që është bërë në MAShTI prej kohës që ka marrë detyrën si Ministre. (Ndërtesa e MAShTI, ora 12:00)

    – Komuna e Rahovecit bën zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së në fshatin Celinë. (Fshati Celinë, ora 13:00)

    – Komuna e Prizrenit organizon hapjen e ekspozitës “Salloni Pranveror i Artit”. (Kino Europa, ora 13:00)

    – Me rastin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit mbahen garat sportive në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 17:00)

    – Mbahet koncerti i Orkestrës së Filharmonisë të Universitetit të Arteve të Bukura të Tiranës “Ibrahim Madhi” solist Kastriot Tusha. (Salla e Kino Lumbardhit në Prizren, ora 19:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!