×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë të gjitha vendimet që Qeveria mori dje

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 7:19

    Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e radhës, ku ka marrë disa vendime.


    Në mbledhjen e djeshme, është miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

    Është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për subvencionim në formë mbështetjeje ndaj të gjithë të angazhuarve në Qendrat e Vaksinimit kundër COVID-19 nga data 11.09.2021 deri më 10.10.2021 me një shumë të caktuar, pavarësisht nga statusi i stafit shëndetësor i angazhuar në proces të vaksinimit.

    “Për zbatimin e këtij vendimi janë ndarë 598,500.00 (pesëqind e nëntëdhjetë e tetëmijë e pesëqind) euro”, ka njoftuar ZKM’ja.

    Kabineti qeveritar ka aprovuar edhe kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për rialokimin e mjeteve financiare në shumë prej 2,025,888.00€ në këtë ministri, në nën programin Administrata Qendrore nga kategoria e shpenzimeve kapitale konkretisht nga projekti: “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndër-komunal”, në 24 projekte kapitale në përputhje me 24 marrëveshjet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Kryetarët e Komunave.

    Komunikata e plotë e ZKM’së:

    Sot u mbajt mbledhja e 37-të e Qeverisë, kësaj radhe në formë elektronike, në të cilën u miratuan tri vendime.

    Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, të cilat mund t’i gjeni të plota në dokumentin e bashkëngjitur.

    Po ashtu, Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për subvencionim në formë mbështetjeje ndaj të gjithë të angazhuarve në Qendrat e Vaksinimit kundër COVID-19 nga data 11.09.2021 deri më 10.10.2021 me një shumë të caktuar, pavarësisht nga statusi i stafit shëndetësor i angazhuar në proces të vaksinimit. Për zbatimin e këtij vendimi janë ndarë 598,500.00 (pesëqind e nëntëdhjetë e tetëmijë e pesëqind) euro.

    Kabineti qeveritar ka aprovuar edhe kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për rialokimin e mjeteve financiare në shumë prej 2,025,888.00€ në këtë ministri, në nën programin Administrata Qendrore nga kategoria e shpenzimeve kapitale konkretisht nga projekti: “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndër-komunal”, në 24 projekte kapitale në përputhje me 24 marrëveshjet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Kryetarët e Komunave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!