×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë temperaturat për ditën e diel

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 23:52

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.


    “Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu. Reshje shiu parashihen edhe ditën e diele”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton Indeksonline.

    Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

    Shtypja atmosferike do të shënoj rënie, nën vlerat e normales.

    Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s./I

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!