×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë tri synimet kryesore të Përparim Ramës për Prishtinën

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 0:07

    Përparim Rama kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës ka thënë se nëse ai e fiton mandatin e kryetarit do të fokusohet për një qytet të gjelbëruar, për të gjetur një zgjidhje praktike të problemeve si dhe përjetimi i Prishtinës.


    “Në bazë të takimeve të shumta që po i bëjmë me qytetarët të gjitha vijnë ndoshta në tri pika kryesore: Duhet të jemi praktik në mënyrën si e zgjidhim problemin, si të shkojmë prej pikës A deri në pikën B për të na e lehtësuar jetën, pavarësisht cilës gjeneratë i përket. Në momentin kur ne fillojmë t’i zgjidhim problemet në mënyrë praktike ne duhet ta kemi qytetin e pastër, duhet të kemi gjelbërim.  Aspekti i ambientit lidhet edhe me pastrimin e ajrit”, tha ai.

    “Pasi i bëjmë këto duhet ta përjetojmë Prishtinën, çka është ajo ndjenka me përjetu Prishtinën. Pasi t’i zgjidhim këto ne duhet të jetojmë, deri tani ne jemi duke u munduar të jetojmë”, tha Rama në DPT të Fidani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!