×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto lagje në Prishtinë mund të mbesin pa ujë të dielën

    Reporteri
    22 Tetor 2022 | 18:48

    Lagjet Kodra e Trimave, Kolovica, Arbëria , Medrese dhe zona të tjera të Prishtinës rrezikojnë të mbesin pa ujë të pijshëm të dielën e 23 tetorit.

    Kjo pasi Kompania Rajonale e Ujësjellësit do të ndërhyjë në evitimin e një dëmtimi në gypin magjistral Albanik – Prishtinë.

    Sipas njoftimit të ujësjellësit, punimet do të nisin në orën 9 të mëngjesit e pritet të zgjasin deri në orën 16.

    “Mund të ketë çrregullime të furnizimit me ujë në fshatrat me shtrirje përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë dhe një pjese të Prishtinës, por do bëjmë çmos që mos të ndjehet mungesa e ujit”, thuhet në komunikatën për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!