×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i asgjëson granatën e dorës të hedhur në zyrën e KKZ’së në Mitrovicë të Veriut

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 23:42

    Një granatë dore, e cila ishte hedhur në zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut është tërhequr nga ekipet e KFOR e më pas është shpërthyer në një ambient i cili nuk paraqet rrezik për qytetarët.

    “Neutralizimi” i granatës ndodhi pak pas orës 22:00, raporton Kallxo.com.

    Fillimisht ajo për disa orë ka qëndruar në zyrën e KKZ-së pasi nuk ishte identifikuar.

    Ekipet e EULEX-it dhe hetues policorë kishin arritur ta identifikojnë granatën dhe rrethuan vendin e dyshuar për mjetin shpërthyes.

    Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar sot se për shpërthime, grupet kriminale në veri përdorën granata dore të prodhimit jugosllav.

    Tensione sot pati në veri të Kosovës pasi qytetarët serbë për të kundërshtuar shkuarjen e zyrtarëve të lartë të përzgjedhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda zyrave të komisioneve komunale gjuajtën ‘shock bomba’, si dhe pati edhe të shtëna me armë zjarri.

    Zyra e KKZ-së në veri të Mitrovicës është demoluar dhe është jashtë funksionit.

    Deri më tani Policia nuk ka njoftuar për ndonjë person të identifikuar ndërsa ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha sot se këto tensione nisën nga grupet kriminale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!