×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i e transporton foshnjen dymuajshe për shërim nga Prishtina në Itali

    Reporteri
    30 Nëntor 2022 | 23:19

    Sot pasdite, KFOR-i ka bërë transportimin ajror të foshnjës dymuajshe Irena nga Prishtina drejt Napolit të Italisë për të kërkuar shërim nga sëmundja e rëndë koronare.

    Në një njoftim për mediat, KFOR-i thotë se ky operacion është bërë i mundur falë bashkëpunimit me Komandën e Operacioneve të Përbashkëta Italiane.

    “Një avion i Forcave Ajrore e ka transportuar vajzën e vogël e cila vuante nga një sëmundje shumë e rëndë në zemër, së bashku me nënën e saj, nga Prishtina në spitalin “Monaldi” në Napoli, ku Ekipi i specializuar mjekësor do të kujdeset për të”, thuhet në njoftim.
    Në fund thuhet se veprime konkrete si ky, janë domethënës ndihmojnë në konsolidimin e marrëdhënieve të miqësisë, bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërmjet misionit të NATO-s KFOR, institucioneve italiane dhe Kosovës.

    “Suksese Irenës se vogël!”, thuhet në fund.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!