×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR në probleme, ushtarët austriakë do ikin nga Kosova

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 10:34

    Ushtarët austriakë mund të mos duken nëpër rrugët e Kosovës. Krejt kjo pasi ky shtet po ka problem me financat për ushtrinë, gjë që ka sjellur mundësinë e tërheqjes.


    Këtë gjë e ka bërë të ditur ministri i ri i Mbrojtjes, Thomas Starlinger, i cili ka thënë se shteti i saj po ka problem në misionet ndërkombëtare, transmeton Reporteri.net.

    “Në rrethanat e tanishme, nuk do të jemi në gjendje të realizojmë nevojat, pjesëmarrjen në misione paqëruajtëse”, deklaroi Starlinger.

    Starlinger ka thënë se tërheqja e ushtarëve austriakë do të bëhet në proces të ngadalshëm dhe jo përnjëherë, duke shtuar se vendimin final do ta marrë qeveria në ardhje.

    Sidoqoftë, në Ditën e Çlirimit të Kosovës, më 12 qershor, KFOR konfirmoi se do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë për të ofruar siguri.

    Ndryshe, nga mijëra trupa të NATO-s që operojnë në Kosovë, rreth 400 ushtarë i takojnë shtetit austriak./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!