×
  • Lajme
  • Lajme

    Kica-Xhelili, Haxhiut: Kushtetuesja që iu konvenoi kur e rrëzoi Qeverinë Hoti, sot s’paska kredibilitet

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 23:42
    Doarsa Kica-Xhelili, deputete e LDK-së

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, e ka kritikuar ministren Albulena Haxhiu për qasjen e saj ndaj Gjykatës Kushtetuese.

    Sipas deputetes, Haxhiut dhe VV-së dikur i kishte konvenuar kur Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit, e ua dha atyre mundësinë ta nxinin karrigën e pushtetit, ndërsa tash po e kritikojnë se është jokredibile, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Në momentin që ti del me kaq lehtësi dhe e vë në dyshim pavarësinë e institucionit më të lartë të Republikë së Kosovës, institucioni që ty të ka konvenuar kur e ka rrëzuar një qeveri, që ty të ka çuar në zgjedhje, që ti të marrësh një përqindje goxha të lartë të votuesve, tashmë ai institucion nuk qenka kredibil, pra Gjykata Kushtetuese që e paska rrëzuar Qeverinë Hoti sot e ka humbur kredibilitetin”, është shprehur Kica-Xhelili në Klan Kosova.

    Deputetja e opozitës tha se pajtohet me reforma në drejtësi, por vetëm kur merret parasysh edhe Kushtetuta.

    “Është e qartë që shoqëritë si të tilla, sidomos në zhvillimin e shpejtë të teknologjisë, është e natyrshme që të kemi reforma të vazhdueshme në drejtësi, por tash fryma e reformave në drejtësi duhet ta kenë një vijë të hollë ku personi kyç, në këtë rast Ministria e Drejtësisë, e kupton rëndësinë e kushtetutshmërisë, e kupton fatin që vija është shumë e hollë dhe rreziku shumë i madh”, shtoi ajo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!