Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës nuk bënte zë gjatë kohës kur mediumet sllovene raportonin për skandalin e ambasadorit Martin Berishaj, ndërsa tani me një lajm të pakonfirmuar servilosen ndaj pushtetit.
Kica ka përmendur dy raste duke akuzuar RTK-në për servilosje ndaj pushteti.
“Kur televizioni publik slloven e filloi emisionin me skandalet kriminale të Martin Berishajt, deputetët e Vetëvendosjes i mbyllnin sytë dhe ja fshihnin veprat penale në Kosovë. RTK, natyrisht, zgjodhi të mos bëzante aq se e hidhëronte shefin e madh.”.
“E kur televizioni boshnjak me burim të pakonfirmuar flet për dy mediume të Kosovës dhe lidhjen e tyre me Vuçiçin, po këta deputet hidhen në vallen e virozave propaganduese patetike, dhe e shpërndajnë si fakt të pakonfestuar. E RTK, hedh sërish vallen e argatit të pushtetit.” – ka shkruar ajo.
Tutje, ajo ka thënë se: “Servilitet i gërditshëm nga të paditurë e të pafytyrë kronik!”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.