×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është 10’shja më e votuar e listës së Vetëvendosjes

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 11:02

    Është publikuar lista e votave që kanë marrë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku partia e Albin Kurtit ka marrë 58 deputetë.


    Vjosa Osmani është deputetja më e votuar në Listën e Vetëvendosjes me mbi 300 mijë vota të siguruara.

    Glauk Konjufca si personi i dytë më i votuar në VV me 200 mijë e 641 vota, Arben Vitia i treti me 107 mijë e 813 vota, Donika Gërvalla-Shwarz renditet e katërta me 71 mijë e 729, kurse pesëshem e mbyllë Vasfije Kraniqi-Blair me 60 mijë e 885 vota.

    Në vendin e gjashtë renditet Mimoza Kusari-Lila me 53 mijë e 563 vota, Avni Dehari është i shtati me 51 mijë e 116, Armend Muja është i teti me 44 mijë e 73 vota, i nënti Hekuran Murati me 41 mijë e 176, kurse dhjetëshja e VV-së përmbyllet me Haxhi Avdyllin i cili ka fituar 26 mijë e 630 vota, shkruan Reporteri.net.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!