×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është 15-shja më e votuar e Vetëvendosjes në Gjilan

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 16:28

    Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në nivel vendi.


    Të dielën, partia e Albin Kurtit ka dalë e para edhe në Gjilan duke marrë 39,75% ose 17 mijë e 864 vota.

    Listës së kandidatëve më të votuar i prin Albin Kurti me 14 mijë e 408 vota, e dyta renditet Arbëreshë Kryeziu – Hyseni me 5 mijë e 840 vota.

    Kjo është lista e 15 më të votuarve të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan:

    Albin Kurti 14408

    Arbëreshë Kryeziu-Hyseni 5840

    Alban Hyseni 5765

    Labinotë Demi – Murtezi 4703

    Arijeta Rexhepi 4603

    Glauk Konjufca 3541

    Nevzat Isufi 3081

    Ismajl Kurteshi 2836

    Shemsi Syla 2017

    Albulena Haxhiu 1807

    Sami Kurteshi 1394

    Enkelejda Arifi 1030

    Arben Vitia 1006

    Driton Tali 988

    Hydajet Hyseni 898

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën ka përfunduar numërimin e votave të rregullta, në bazë të publikimit të këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka 203 mijë e 52 vota ose 25,49 për qind.

    Më pas është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka marrë 197 mijë e 702 vota ose 24,82 për qind.

    Në bazë të këtyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e treta e cila ka arritur t’i marrë 169 mijë e 211 vota ose 21,23 për qind.

    Koalicioni AAK-PSD ka arritur t’i marrë vetëm 92 mijë e 149 vota ose 11,57 për qind.

    Lista Serbe 52 mijë e 620 vota ose 6,61 për qind. Koalicioni NISMA – AKR – PD, 39 ka marrë mijë e 495 vota, 4,96 për qind, duke mos arritur që ta kalojë pragun zgjedhor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!